SHBA, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ylli i telefilmit “Grey’s Anatomy” (me prezantime në Kinema si “Knocked Up” dhe “27 Dresses”) Katherine Heigl është rrëfyer për jetën e saj mes tradhtive, martesave dhe fëmijërisë në Korenë e Jugut duke u shprehur e vendosur se ajo që kurrë nuk do të falte, si ndonjë tjetër e bën, do të ishte tradhtia.
“Mbase nuk do të jem asnjëherë si Jennifer Aniston apo Jessica Alba, sepe mua më pëlqen shumë të ha”, - rrëfen ajo për revistën Cosmopolitan.
E martuar me muzikantin Josh Kelley ajo flet dhe në lidhje me tradhtitë: “Nuk do ta falja kurrë”.
“Këtë temë e kam diskutuar faktikisht dhe kohët e fundit me Josh dhe jam shprehur qartë se tradhtia është e kundërta e suksesit në një lidhje. Për mua nuk ekziston mundësia e dytë në rast se ndodh diçka e tillë. Megjithatë kam parë shumë të tjerë që kanë arritur ta falin apo edhe ta superojnë si problem dhe gjithçka shkon mirë mes tyre. Mua diçka e tillë do të më shkatërronte dhe nuk do ta përballoja dot”, - ka theksuar aktorja.
Megjithatë Katherine është shprehur se aktualisht është shumë e lumtur me martesën me Josh dhe se po përjeton momente të lumtura në jetën e saj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA