Torino, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Krasic dhe Juventus janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit.
Mesfushori i krahut, futbollist me origjinë serbe, tashmë duhet thënë jashtë nga çdo plan i teknikut Conte, mund të braktisë Torinon që në merkaton e janarit 2012, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Mbi të është hedhur bindshëm në sulm skuadra e Manchester United, që në javët e fundit ka humbur shumë lojtarë në organikën e saj, si pasojë e dëmtimeve të shumta.
Lexoni gjithashtu: Kaka largohet nga Real Madrid, futet në dëshirat e Tottenham
Bazuar në atë çka shkruhet nga "Daily Mirror", Alex Ferguson është i gatshëm t'u kërkojë bardhë e zinjve në formë huazimi Milos Krasic.
“Djajtë e Kuq” megjithatë duhet të mposhtin konkurrencën e Chelsea për të siguruar shërbimet e mesfushorit pasi dhe skuadra e Villas Boas ka shfaqur interes për Krasic.
r.b/NOA