Bruksel, 15 dhjetor, 2011, NOA - Kriza e borxheve në zonën e euros është tema qendrore e një takimi dyditor të nivelit të lartë BE- Rusi, në të cilin merr pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev.
Para fillimit të takimit në Bruksel, nga rrethet diplomatike të BE-së u mësua se Moska ka sinjalizuar gatishmërinë që të marrë pjesë me dhjetë miliardë euro në forcimin e paketës për shpëtimin e euros.
Nga pala ruse çështje e rëndësishme është heqja e detyrimeve të vizave. Medvedev dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy do të bien dakord për kryerjen e hapave përgatitorë. Temat e diskutueshme, do të mbeten jashtë diskutimeve, si përshembull gjendja në Gjeorgji dhe Libi, si dhe sjellja e komunitetit ndërkombëtar duke patur parasysh dhunën shtetërore kundër opozitës në Siri.
a.k/NOA