Prishtinë, 15 dhjetor 2011, NOA- Ministria e Jashtme e Kosovës, është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane e Republikës së Kroacisë për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Republikën e Kroacisë.
Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kroacisë, në takimin e datës 07 Dhjetor 2011 ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm (prej 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012) të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit nëpërmjet Republikës së Kroacisë, për të huajt e pajisur me Leje Qëndrimi të vlefshme të vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza.
Pra, në periudhën nga 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të :
1. Leje Qëndrimit Schengen
2. Vizave Uniforme Schengen (C - dy ose shumë hyrje )
3. Vizave afatgjata (D)
nuk do t’iu kërkohet viza për hyrje, qëndrim apo kalimin transit nëpër territorin e Republikës së Kroacisë.
Siç raporton NOA.al, dokumentet Schengen të lartpërmendura duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë.
a.y/NOA