Athinë, 15 dhjetor 2011, NOA- Një ish-punonjës i policisë greke u arrestua për mashtrim ndaj shtetit, pasi kishte sajuar një familje të përbërë nga 19 fëmijë, për rritjen e të cilëve merrte ndihmë nga shteti.
Punonjësi i policisë në 15 vite kishte marrë rreth 150 mijë euro.
Ish-polici 54 vjeç i divorcuar dhe pa fëmijë kishte lënë punën nga e cila merrte 1 mijë euro në muaj në vitin 2001 dhe nga ajo kohë jetonte me asistencën e dhënë për fëmijët inekzistent.
a.y/NOA