English

Nuk ka të ndalur operacioni, edhe 2 serbë në pranga

Prishtinë 15 Dhjetor 2011 NOA – Nuk ka të ndalur operacioni policor në Kosovë përderisa janë vënë në pranga edhe dy serbë të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale.

Nga korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al, raportohet se janë arrestuar edhe dy meshkuj serbë ku policia nga të dyshuarit ka konfiskuar një revole të tipit Ekol me 18 fishekë të kal. 7.65mm dhe 7 fishekë të pushkës së gjuetisë, tre laptop, një shufër policore, dy pasaporta Jugosllave, tre telefona celular, çelësa të veturave dhe dokumentacione tjera.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Më herët, nën dyshimin e pjesëmarrjes në krim të organizuar kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës përmes operacionit të koduar “Ibri”, dhjetë persona, pjesëtarë të një grupi kriminal serbo-shqiptar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar bën me dije se pas hetimeve relativisht të gjata, në bashkëpunim me njësitë e tjera përkatëse policore u arritën të kapeshin një grup personash të dyshuar për vjedhje makinash në qytetet Prishtinë, Graçanicë dhe Lipjan.

Lexoni gjithashtu: Arrestohen dhjetë anëtarët e grupit kriminal serbo-shqiptar

Dhjetë të arrestuarit kanë vepruar për një kohë të gjatë si grup i organizuar (serb dhe shqiptar) duke vjedhur vetura të ndryshme në rajone të ndryshme të Kosovës, të cilat më pas i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e veturave të vjedhura tek pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave. Personat e dyshimtë merreshin edhe me falsifikimin e veturave dhe dokumentacioneve të tyre dhe pastaj të njëjtat i shitnin për përfitime materiale.

Ky grup i organizuar kriminal dyshohet se merrej edhe me trafikimin e substancave narkotike, armëve dhe municioneve të ndryshme luftarake. Gjatë realizimit të këtij plani policor janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse në disa lokacione (Prishtinë-Graçanicë-Lipjan), ku dhjetë të arrestuarve u janë konfiskuar armë e objekte të ndryshme.

Lexoni gjithashtu: Arrestohen dhjetë anëtarët e grupit kriminal serbo-shqiptar

KOMENTE