English

OSBE mundëson arsimimin për 160 fëmijë të komunitetit rom

Fushë Krujë, 15 dhjetor 2011, NOA- Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth u ndal sot në qytetin e Fushë Krujës në mbështetje të arsimimit të fëmijëve të komunitetit rom.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri siguroi që 160 fëmijë romë në qytetin e Fushë-Krujës të mund të vazhdojnë arsimimin e tyre këtë vit shkollor, duke mbuluar shpenzimet e qirasë, pasi shkolla është vendosur në mjedise private, si dhe dhuroi 170 libra dhe tre kompjuterë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ambasadori Wollfarth u shpreh se, “E drejta për arsimim është një prej elementeve më themelore të respektimit të të drejtave të pakicave. Jemi të bindur se arsimimi është një prej faktorëve kryesorë për të shpërbërë atë që mund të konsiderohet edhe si rrethi vicioz i margjinalizimit të romëve. Përmes arsimimit, fëmijët mund të pajisen me instrumentet e nevojshme për të kërkuar një të ardhme më të mirë, duke arritur kështu integrimin e plotë të romëve në shoqëri”.

Ambasadori Wollfarth shtoi se integrimi i plotë i romëve në shoqëri do të nisë të bëhet realitet vetëm atëherë kur fëmijët romë do të shkollohen së bashku me bashkëmoshatarët e tyre jo-romë.

Sipas tij, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do vihen në zbatim politika për integrimin e plotë të fëmijëve romë në shkollat e rregullta.

a.y/NOA

KOMENTE