Paris, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ka mbërritur në Paris treni i ri nga Rusia, i cili lidh pikërisht Moskën, Berlinin dhe kryeqytetin francez në sajë të një udhëtimi i cili zgjat 37 orë.
Treni, i cili është krijuar nga një ndërmarrje ruse Rzd, është nisur nga Moska dhe ditën tjetër në mëngjes është gjendur në Berlin, ndërsa në darkë është pritur dhe destinacioni i fundit i tij që ka qenë pikërisht Parisi.
Mjeti i udhëtimit ka përshkuar 3 mijë e 177 kilometër me një shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë.
Ai përbëhet nga tetë vagonë, nga një bar dhe nga një restorant, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Aktualisht dhe përgjatë dimrit do të jenë vetëm tre lidhje qytetesh, Moskë-Berlin-Paris, por në verë pritet që numri i tyre të shkojë në pesë.
r.b/NOA