English

PS shpallë sot kandidatin për Avokatin e Popullit

Tiranë, 15 dhjetor, 2011, NOA- Partia Socialiste do të shpallë sot kandidaturën që do t’i propozojë mazhorancës në Kuvend për Avokatin e Popullit. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga deputetë dhe përfaqësues të PS-së do të mblidhet sot rreth orës 14:00, për të votuar për njërin prej kandidatëve, i cili do të jetë edhe fituesi.

Në garë janë 12 kandidatët të përzgjedhur nga 33 personat që aplikuan disa ditë më parë. 12 kandidatët zhvilluan pak ditë më parë një seancë dëgjimore, ku paraqitën idetë t tyre sesi e mendonin drejtimin e këtij institucioni. Rreth orës 15:00, pritet që kryetarja e Komisionit Eglantina Gjermeni të shpallë dhe fituesi.

Kandidatët

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Dëshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Përparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

a.k/NOA

KOMENTE