Nju Jork, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Peregrina e famshme, perla unike e shekullit të XVI, e cila duhet thënë se ishte pjesë e bizhuterive të çmuara të Liz Taylor është vënë ditën e djeshme në ankand dhe duhet thënë se ka shënuar një rekord të veçantë.
"Perla është shitur për një shifër e cila kap vlerën e 11,84 milionë dollarëve ose rreth 9 milionë euro"
Për këtë ankand është kujdesur për gjithçka Christie’s në New York, ku perla e sipërpërmendur është shitur për një shifër e cila kap vlerën e 11,84 milionë dollarëve ose rreth 9 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Me të vërtetë një rekord botëror për një gur të çmuar me perlë që është shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.
Shtëpia e ankandit ka njoftuar për të gjithë se koleksioni i aktores është bërë koleksioni më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë.
r.b/NOA