English

Tiranë, braktiset nga i dashuri, 21-vjeçarja pi fostoksinë dhe vdes

Tiranë, 15 dhjetor 2011, NOA/ Ariola Ymeraj – Dhimbja që i ka shkaktuar braktisja nga i dashuri duket se ka detyruar një 21-vjeçare të tentojë vetëflijimin.

Vilma Doda, 21 vjeçe banuese në Shkozë të Tiranës është gjetur pasditen e sotme në gjendje të rëndë nga familjarët e saj raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

E reja është transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që forcat e policisë mbërritën në banesën e vajzës për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.alse nga hetimet e para rezulton se 21-vjeçarja ka tentuar ti japë fund jetës në gjendje të rëndë depresive.

Pak ditë më parë ajo është ndarë nga i dashuri i saj, dhimbje të cilën nuk e ka përballuar. Në këtë gjendje ajo ka konsumuar fostoksinë për t’i dhënë fund jetës.

a.y/NOA

KOMENTE