Londër, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Chelsea është duke marrë në konsideratë ofertat për Fernando Torres.
Sulmuesi spanjoll, i cili është blerë nga “Blutë e Londrës” gjatë merkatos së janarit të vitit 2011, u ka kushtuar rreth 58 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Aktualisht ai nuk konsiderohet si një lojtar i palëvizshëm nga skuadra dhe pikërisht në lidhje me këtë fakt shtypi britanik ka pohuar se Chelsea kërkon një shifër prej vetëm 20 milionë eurosh dhe lojtari do të jetë i lirë të shkojë në klubin që ofron një sasi të tillë parash.
r.b/NOA