Prishtinë, 15 dhjetor 2011, NOA- Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë kosovare të akuzuar për trafikim dhe shitje droge.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë ditës së djeshme dhe të sotmes në gjashtë operacione të ndryshme janë realizuar disa kontrolle ku janë arrestuar nëntë persona me dyshimin së kanë kryer veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.
Mësohet se gjatë këtyre operacioneve policore janë konfiskuar 122 gram heroinë, 2.3 gramë marijuanë, 1 paketim Extazy dhe 9 fishekë të kalibrit 9 mm.
Personat e arrestuar dyshohet se një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar, dhe kanë kryer veprën penale blerje dhe shpërndarje të lëndës narkotike në rajone të ndryshme të Kosovës si Gjilan, Prishtinë dhe Prizren.
Burime zyrtare nga policia e Kosovës bëjnë me dije se personat e arrestuar janë:
Agan. Sh. 28 vjeç Shqiptar/Kosovar
Meriton. Z. 22 vjeç Shqiptar/Kosovar
Daniel. D. 26 vjeç Serb/ Kosovar
Jeton. C. 20 vjeç Shqiptar/Kosovar
Ideal. B. 22 vjeç Shqiptar/Kosovar
Hajredin. H. 35 vjeç Shqiptar/Kosovar
Berkan. B. 29 vjeç Shqiptar/Kosovar
Arben. J. 29 vjeç Shqiptar/Kosovar
Agron. J. 29 vjeç Shqiptar/Kosovar
a.y/NOA