Londër, 15 dhjetor 2011, NOA- Vdiq në Londër në moshën 31 vjeçare Kate Chilver, e cila qysh prej moshës 16 vjeçare luftonte me anoreksinë.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, rasti i saj në studimet e mjekësisë rezultoi të ishte më i rëndi që mund të ishte parë ndonjëherë.
Në terapi që 16 vjeç, por simptomat ishin shfaqur që në moshën 12 vjeçare, vajza u shtrua në spital vetëm dy herë, dhe në të dyja rastet vetëm 6 muaj.
Mësohet se Kate peshonte 29 kile.
a.y/NOA