English

Vidhte makina duke mashtruar shitësit, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë, 15 dhjetor, 2011, NOA – Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka grabitur dy makina, duke mashtruar pronarët e tyre. Mondi Avdi Murati, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, është arrestuar paraditen e djeshme. Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sepse ndaj tij ka bërë kallëzim vajza me inicialet E. Bakiri dhe një administrator i një firme makinash në Tiranë.

Bakiri ka denoncuar në polici faktin se Murati më date 18 nëntor, në rrugën “Him Kolli“, i ka marrë makinën. Ajo ka thënë në polici se i është premtuar nga Murati që do t’ja kthente prapë makinë “Hundai“ me targa TR 3097 S, por që nga ajo ditë nuk e ka kthyer më. Por ky nuk është mashtrimi i vetëm. Murati ka mashtruar administratorin e firmës “Noshi Rent”. Adminstratori A.Haxhiu i ka dhënë 24-vjeçarit një makinë Cheverlet Kaptiv, me targa TR 4167 P, sërish me besimin se do të jepte paratë, ose do e kthente mjetin.

a.k/NOA

KOMENTE