English

Berisha: Lehtësira për biznesin fason

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka garantuar sot biznesin masonë për krijimin e lehtësirave nga ana e qeverisë. Në takimin e forumit “Euratex”, kreu i qeverisë u shpreh se biznesi fason ka gjithë vëmendjen e institucioneve shtetërore, pasi zë një vend të konsiderueshëm në sektorin e punësimit.

“Industria fason është një industri e një rëndësie madhore e cila shoqëron Shqipërinë, e cila e ndihmon atë në kalimin e tyre në vendet e zhvilluara. Kjo industri për shqiptarët është edhe zëri kryesor i eksportëve dhe kryesore punësuese. Qeveria është përpjekur të krijojë për ju një ambient sa më miqësor dhe një nga vendimet e fundit ishte heqja e doganave dhe kjo ka qënë një masë e duhur”, u shpreh kreu i qeverisë në fjalën e tij.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi se biznesi fasonë mund të zbusë pasojat e krizës ekonomike në vend. “ Qeveria në këtë periudhë krize beson se rruga më e sigurt për të zbutur pasojat e saj është përmirësimi i kushteve, krijimi i lirive për ju. Biznesi, është ai faktor që mund të mbrojë vendin nga pasojat e rënda të krizës, ndaj dhe ftoj ta konsiderojmë këtë konferencë si një debat me qeverinë, shkëmbim mendimesh, ne jemi të hapur të dëgjojmë me interes të madh sugjerimet tuaja, jemi të gatshëm të shqyrtojmë mundësi për masa të tera që do të lehtësojnë barrën, do rrisin kompetivitetin, do ndihmojnë për garantimin e tregjeve”, tha kreu i qeverisë.

KOMENTE