English

E duam, s'e duam

"Optimistët mendojnë se anëtarësimi në BE mund të ndodhë kah viti 2017. Në teori, Serbia do të mund ta adoptonte euron menjëherë pas anëtarësimit. Por, kjo çështje ende mbetet debat i hapur. Serbët tashmë i mbajnë pothuajse të gjitha kursimet e tyre në euro, përderisa edhe çmimet e hipotekat janë në euro"...

The Financial Time

Ndjenjat e skepticizmit evropian, në një shkallë, kanë qenë pjesë e debatit në shumicën e vendeve kandidate të BE-së. Por, Serbia ka përjetuar një krizë të fortë të ndjenjave kundrejt BE-së, që nga gjysma e këtij viti. Në muret e ndërtesës së madhe të gurit të qeverisë, në qendër të Beogradit, një grup i vogël ka përdorur ngjyrë dhe vizatime për të shprehur pikëpamjet e supozuara të shumicës. Parulla më e re, që ka dekoruar shumicën e kryeqytetit serb, duket se ka përmbledhur humorin dhe qëndrimin e tanishëm.

Parulla thotë: “Ne nuk e duam Bashkimin Evropian”.

Ndjenjat e skepticizmit evropian, në një shkallë, kanë qenë pjesë e debatit në shumicën e vendeve kandidate të BE-së. Por, Serbia ka përjetuar një krizë të fortë të ndjenjave kundrejt BE-së, që nga gjysma e këtij viti.

Sondazhet e fundit të opinionit dëshmojnë se më pak se 50 % e të anketuarve tregojnë mbështetje për anëtarësim në bllok, në krahasim me shifrën prej 65%, që ishte e fortë përgjatë gjithë dekadës së kaluar.

“Ka pasur një ndryshim dramatik”, thotë Aleksandra Vukosavleviq, një ekonomiste në një bankë në Beograd. “Ka pasur një rënie në besimin e qytetarëve rreth hyrjes në BE dhe një gjë e tillë po reflektohet në rënien e mbështetjes së idesë pro Bashkimit Evropian”, thotë ajo.

Turbullirat financiare në BE kanë shkaktuar mjaft dëme në besueshmërinë e bllokut, përderisa kriza e borxheve në Greqi dhe Itali ka ngritur frikën e efektit ngjitës. Por, klasa politike e Serbisë nuk ka ndonjë plan tjetër funksional, përveç integrimit në bllok, sikurse e gjithë pjesa tjetër e kontinentit.

“Në një afat më të gjatë, shumica e njerëzve do të duan t’i bashkohen BE-së”, thotë Bozhidar Gjeliq, zëvendëskryeministër i Serbisë për integrime evropiane.

Pikëpamje negative rreth integrimit në Bashkimin Evropian janë formuar edhe nga konfliktet që kanë filluar që nga ndarja e ish-Jugosllavisë.

Po ashtu shqiptarët në Kosovë kanë shpallur pavarësinë në vitin 2008, pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë. Serbët e vendosur në veri të Kosovës e kanë refuzuar këtë shtet të ri, duke krijuar hapësira të mëdha, ku vërehet mungesa e sundimit të ligjit.

Brukseli dhe Beogradi kishin rënë dakord se sovraniteti i Kosovës dhe pranimi i Serbisë në Bashkimin Evropian mund të trajtoheshin në dy pista, si çështje tërësisht të ndara. Për një kohë, Serbia kishte shpresa se do t’i jepej statusi i kandidatit në fund të këtij viti.

Por, kancelarja gjermane, Angela Merkel, habiti serbët në muajin gusht kur kërkoi nga Serbia që të përfundonte ndërhyrjen e saj në Kosovë, duke i thënë Boris Tadiqit që t’i shpërbënte strukturat paralele në veri, ose përndryshe ta harronte statusin e kandidatit.

Ndërkohë, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë ndjerë një drithërimë të ftohtë nga vendi më me ndikim i Bashkimit Evropian. Analistët e Ballkanit thonë se rasti i Greqisë ka ndikuar që Gjermania të ketë mëdyshje lidhur me rritjen e numrit të vendeve anëtare.

Me arrestimin e Ratko Mlladiqit, Beogradi e ka hequr një pengesë të madhe drejt integrimit në BE. Por, në vend të shpërblimeve politike, qëndrimi i Gjermanisë ishte një befasi e papritur, duke shtuar vetëm zhgënjimin e Serbisë.

Gjeliq insiston se ai është duke bërë përpjekje të mëdha për të ndryshuar mendimin e Berlinit. “Nëse Serbia e merr statusin e kandidatit dhe fillon negociatat, kjo gjë do ta përmirësojë perceptimin dhe do t’i japë Evropës atë që po kërkon - vullnetin për t’u reformuar e ndryshuar”, thotë ai.

Tani, më shumë se 60% e tregtisë së Serbisë realizohet me Bashkimin Evropian.

“Turbullirat në Eurozonë kanë shkaktuar shqetësime”, thotë Ron Hud, një ekonomist i lartë në Bankën Botërore. “Por, rruga kryesore për rritje për këtë rajon ende varet nga integrimi në BE”, thotë ai.

Optimistët mendojnë se anëtarësimi në BE mund të ndodhë kah viti 2017. Në teori, Serbia do të mund ta adoptonte euron menjëherë pas anëtarësimit. Por, kjo çështje ende mbetet debat i hapur. Serbët tashmë i mbajnë pothuajse të gjitha kursimet e tyre në euro, përderisa edhe çmimet e hipotekat janë në euro.

NOA

KOMENTE