English

Hetim mjekëve, vdes pas nxjerrjes nga ndihma e shpejtë

Torino, 16 dhjetor 2011, NOA- Një grup hetuesish çuan në gjykatë një grup mjekësh në spitalin e Chivasso të Torinos për vrasje me qëllim ndaj një emigranti shqiptar 42 vjeçar.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Xhevdet Agaj në 9 korrik të 2009-ës u paraqit në ndihmën e shpejtë me dhimbje të fuqishme në kraharor, por pas vizitës u dërgua në shtëpi ku dhe gjeti vdekjen pak çaste më pas nga probleme në aortë.

Sipas raportit të gjykatësve për të shpëtuar jetën e shqiptarit do të kishte mjaftuar një ekokardiogramë dhe një radiografi për të identifikuar sëmundjen që e kishte prekur, por neglizhenca e mjekëve i mori jetën.

a.y/NOA

KOMENTE