Mitrovicë, 16 dhjetor 2011, NOA- Një operacion i policisë kosovare i koduar “Ibri” ka vënën në pranga shtatë persona.
Burime zyrtare nga policia e Kosovës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se të shtatë të prangosuri dyshohet të kenë kryer vepra penale të krimit të organizuar.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se, arrestimi i këtyre personave është kryer nga hetuesit policorë gjatë realizimit të këtij plani në qytetet Mitrovicë dhe Vushtrri ku janë konfiskuar edhe dy vetura të cilat dyshohen së janë të vjedhura të cilat gjithashtu janë konfiskuar bashkë me pjesë të ndryshme të veturave që dyshohet se u përkasin makinave të vjedhura.
Personat e arrestuar:
B. H 39 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
E. M 28 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
F. Z 31 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
G. H 29 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
B .B 29 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
G. H 24 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
A. I 28 vjeç mashkull/shqiptar/kosovar
a.y/NOA