Milano, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Drejtuesit e Interit aktualisht ndodhen në Brazil dhe kjo me qëllim për të mbyllur marrëveshjen për Juan Jesus.
Mbrojtësi brazilian i Internacional di Porto Alegre do të jetë një lojtar zikaltër para Krishtlindjeve.
Siç raportohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, diçka e tillë është konfirmuar dhe nga vetë presidenti i klubit të lojtarit: “Tratativa është në një fazë tepër të avancuar”.
Në krahun tjetër Inter ka pësuar një ndalesë në drejtim të Vargas pasi për italianët çmimi 17 milionë dollarë i kërkuar, konsiderohet si tepër i lartë.
r.b/NOA