English

Mblidhet Asambleja e Mundjes

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA - Federata Shqiptare e Mundjes njofton do të zhvillojë sot Asamblenë e Zakonshme për vitin 2012. Asambleja e Zakonshme do të bëjë analizën vjetore të 2011-ës dhe do të diskutojë dhe shpallë objektivat e Federatës Shqiptare të Mundjes për vitin 2012.

Punimet do të fillojnë në orën 10:00 në ambientet e Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë. Kjo asamble mblidhet në një vit të suksesshëm për mundjen që shënoi konfirmimin e presidentit të zgjedhur Martin Biba pas bashkimit të federatës si dhe veprimtarive të rëndësishme të zhvilluara në Tiranë si Kampionati Botëror i Veteranëve dhe Kampionati Kombëtar për të Rritur.

a.k/NOA

KOMENTE