Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA- Seanca e radhës e video-përgjimit Meta-Prifti, ka konkluduar me pranimin e provave nga ana e Gjykatës.
Prokuroria i kishte kërkuar kësaj të fundit provat që mund të ndihmonin në zbardhjen e çështjes dhe që janë përdorur për xhirimin e video-përgjimit.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Gjykata ka pranuar si prova laptopin, orën me të cilën është xhiruar nga Prifti, kamerën dhe USB-në, të cilat mund të ndihmojnë në verifikimin e saktësisë së video-përgjimit, ku ish-zëvendës Kryeministri Ilir Meta shfaqet duke diskutuar me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti lidhur me disa afera korruptive.
Mësohet se më 6 janar jepet edhe pretenca për këtë çështje.
a.y/NOA