English

Ndihmat ruse, drejt Mitrovicës

Mitrovicë, 16 dhjetor 2011, NOA - Karvani me reth 300 tonelata ndihma ruse për serbët në veri të Kosovës është nisur sot. Mësohet se rreth orës 7.00 të mëngjesit, është bërë nisja e kamionëve nga pika kufitare Jarinje në drejtim të Mitrovicës, raporton Agjencia NOA.

Gjatë natës 24 kamionë me këto ndihma nën shoqërimin e EULEX-it kanë hyrë në territorin e Kosovës, duke iu nënshtruar kështu kontrollit doganor në Jarinje.

Mësohet tri automjete të EULEX-it gjatë natës kanë hyrë në Serbi përmes pikës kufitare Merdarë dhe kështu kanë arritur në Jarinjë, ku pastaj doganierët e këtij Misioni kanë kryer procedurat e kontrollit doganor dhe lejimin e hyrjes së tyre në Kosovë.

a.k/NOA

KOMENTE