Prishtinë, 16 dhjetor 2011, NOA- Pronari i një firme private në Kosovë ka rënë në prangat e policisë pasi për 4 vite rresht ka shmangur tatimet në ngarkim të subjektit të tij.
Burime zyrtare nga Policia e Prishtinës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Drejtoria për hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar pronarin e një firme private, pasi gjatë viteve 2007-2011 ka bërë mashtrime duke rregulluar viza Sllovene dhe falsifikuar vula të kompanive të ndryshme.
Mësohet se i dyshuari gjatë kësaj kohe me aktivitetin legal të firmës së tij ka bërë shmangie nga tatimi në vlerë rreth 180 mijë euro.
Pas saktësimit të gjithë akuzave në ngarkim të tij, me urdhër të Prokurorit personi në fjalë u dërgua mbas hekurave ndërsa i duhet të përgjigjet për veprat penale, “Mashtrim”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
a.y/NOA