English

Në pranga sportelisti i PTK, përvetësoi 18 mijë euro

Fushë Kosovë, 16 dhjetor 2011, NOA- Një denoncim i veçantë është bërë në policinë e Kosovës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, një hetues në drejtorinë e hetimeve në Postës dhe Telekomit të Kosovës ka denoncuar se në pikën postare në Bardhë të Madhe mungojnë 17.998 euro.

Menjëherë pas denoncimit efektivët e policisë janë vënë në lëvizje dhe nga verifikimet përkatëse rezultoi se ka qenë një punëtor në sportelin e PTK-së, ai që kishte zhdukur shumën e parave, ndërsa mendohet se ky i fundit i ka përvetësuar ato.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës thanë për NOA.al, se me urdhër të Prokurorit sportelisti u dërgua në ambientet e paraburgimit ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

a.y/NOA

KOMENTE