English

Nga Gjermania vijnë robotët kuzhinierë

Munih, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Rosie dhe James janë dy robotë të cilët janë në gjendje të gatuajnë për ne.

Siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, të dy prototipat janë realizuar nga “Intelligent Autonomous Systems Group” që i përkasin Universitetit Teknik të Bavarisë.

Të dy janë në gjendje të lëvizin me mjaft prakticitet në kuzhinë, duke përgatitur çdo gjë që ne dëshirojmë.

Rosie ka një kamera dhe dy duar me katër gishtërinj secila, që janë në gjendje të njohin përdorimin e mjeteve të tilla si gotat, taset dhe pjatat për të vendosur ushqimin.

James, në krahun tjetër është një robot i aftë për të transportuar objekte nga një vend në një tjetër dhe kjo falë sensorit Kinect 3D me të cilin është i pajisur.

Të dy janë ideuar për të punuar së bashku duke realizuar një miks perfekt në shërbim të kuzhinës sonë.

r.b/NOA

KOMENTE