English

Parandalohet grabitja me armë, arrestohen tre persona

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA – Forcat e rendit kanë arritur të parandalojnë një vjedhje me armë dhe të ndalojnë tre persona, dy prej të cilëve janë adoleshentë. Arlind Gëzim Dani, 56 vjeç, lindur në Burrel, Roland Shyti 17 vjec, lindur në Krujë dhe E.H, 16 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, janë kapur dje nga policia, pasi kishin planifikuar grabitjen me armë të një taksie në Tiranë. Gjatë ndalimit, atyre ju sekuestruan; një automatik Model 56, një krehër me 7 fishekë, një kapuç, tre palë doreza farmacie, një thikë, si dhe 7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

tre personat prej disa muajsh ishin nën hetim nga policia. Ndërsa mbrëmë u arrit që ata që kapeshin në flagrancë në Rrugën e Durrësit. Hetimet kanë vërtetuar dhe një tjetër vepër penale të kryer nga dy prej të arrestuarve. Arlind Dani dhe Roland Shehi dyshohet të jenë autor të vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim të karburant “Elda“, ngjarje e ndodhur me datë 03 tetor 2011, në Kamëz Tiranë.

Policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimit e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta persona.

a.k/NOA

KOMENTE