English

Rrëfimi i të miturës: Nëna dhe motra janë kthyer tutore, po më shesin në rrugë

Prato, 16 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Detyronte të bijën 15 vjeçare të prostituonte, bashkë me ndihmën e vajzës tjetër 29 vjeçare edhe ajo prostitutë.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, tre shqiptare, nëna e viktimës 47 vjeçe, motra e 15 vjeçares dhe një bashkëpunëtore 33 vjeçare edhe ajo prostitutë u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Prato të Italisë, ku policia ndaloi rastësisht 15 vjeçaren shqiptare për një kontroll rutinë, por ajo u rrëfeu atyre se kishte ardhur prej pak kohësh në Itali dhe se ishte futur në rrjetin e prostitucionit nga nëna dhe e motra, edhe ato prostituta.

Duke u kërkuar ndihmë punonjësve të policisë ajo rrëfeu identitetin e tutoreve të saj dhe kërkoi mbështetje që të dilte nga rruga ku ishte futur.

Në dëshminë rrënqethëse të vajzës siç transmetojnë mediat italiane, thuhet se dy familjaret e saj i thoshin se ajo ishte e vogël dhe pikërisht prej njomësisë së saj mund të kishte më shumë sukses dhe do të sillte një tufë parash.

Pas denoncimit të pazakontë, policia e Pratos u vu në lëvizje ku lokalizoi tutoret ndërsa shisnin trupin në rrugë, dhe menjëherë pas verifikimeve përkatëse i prangosi.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Bekim Mernica15:56 - 17 Dhjetor 2011
    nje falenderim per policin italiane qe eshte treguar e gateshme per te ndihmuar kete vajze te gjore
  • Gerald Vlore15:04 - 17 Dhjetor 2011
    ca behet more te shesi nena vajzen x lek kjo eshte gjeja me e keqe qe mund ti behet femijes duket qe nana eshte njeriu me i degjeneruar ne bot e shkreta vajz
  • Erjola Rapo14:51 - 17 Dhjetor 2011
    booohhh ky eshte kulmiiiiii :(((((((( oreidneret e dreqit e marrin ne qafe aq te vogel
  • Remald Disha13:54 - 17 Dhjetor 2011
    ky eshte nje akte shum i tmershem dhe duhet te denohet shum rrepsisht kjo esht e pa tolerueshme dhe 2 fjal per ate mikun me emer arbim blakqori si nonat shqiptare ska dhe ska per te pas nai her sesht ndegju nai her per keq zeri nonave shqiptare po padyshim do kete qen nai none kosove se jeni msuar ju me kshu gjonash sju bo mo pershtypje ju jeni pa ndere e fe
  • NURI13:00 - 17 Dhjetor 2011
    ZOTI E MARROFT NANA ME JA BAH KSHTU BIJES T'VET PO E KISHA VJERR ME KONOP ZOTI E DENOFT KET NAN QE JA BAN BIJES SE VET ASHTU. PO ME DHIMET KJO VAJZ KON E PASKA PAS NAN.
  • Arbim Blakqori11:42 - 17 Dhjetor 2011
    E be nanen tona thojn shqiptart jan te mir po mat flliqt se shqiptart ska kun po ku shitet thmia per prostuticion Allahu T'vraft Allah Allahh Suphane allah qka snin njeri te naa:$
  • Bledi11:35 - 17 Dhjetor 2011
    Te shesesh vajzen tende dhe e mitur njikohosisht eshte shume e tmerrshme...pupu ca nuk na degjojne veshet...mir vajza e shkret ne duart e kujt paska rene...zoti e ndihmofte ne vashdim...
  • Thimi Albania11:02 - 17 Dhjetor 2011
    ee po kush ka qen ajo femer dhe ata njerez qe mund te cojn nje minorene per shfrytezim prostitucioni e aq me pak kur e ke bijen dhe motren tende
  • Gezim Skura19:21 - 16 Dhjetor 2011
    KUR NDIGJOJME PER NJE NENE QE SHET GJAKUN DHE TRUPIN E VAJZES SE SAJ CFAR MUND TE PRESIM NGA ZOTI
  • Mari19:06 - 16 Dhjetor 2011
    vetem nene dhe moter nuk mund te kenqen.............k-----
  • juventini17:34 - 16 Dhjetor 2011
    kto duhen denuar me varje,imagjino cmund ti benin ndonje goce tj.......