English

Seseri: Lë mandatin për angazhime më të mëdha profesionale

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA- Deputetja socialiste Rudina Seseri është shprehur haptaz se dëshiron të ndërpresë mandatin e saj të deputetes.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në argumentin e saj në një letër që i dërgon Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, për këtë largim Seseri shprehet, “Lë mandatin e deputetes për angazhime private, nuk e kam më të mundur të vazhdojë detyrën e deputetes, pasi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale".

Në qëndrimin e saj Seseri shton se ky angazhim që synon të marrë është eksperiencë unike për të kontribuar duke theksuar se shkëputja është e menjëhershme.

Sakaq ajo falënderon kryesocialistin Rama për mundësinë e ofruar ndërsa shton se mbështetja e saj për PS është e palëkundur.

Rudina Seseri u zgjodh si deputete nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit ndërsa mandati i saj pritet ti kalojë kandidatit vijues të kësaj liste.

a.y/NOA

KOMENTE