Los Anxhelos, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ylli i “California animal refuge” në Los Anxhelos, shimpanzeja Booie, është ndarë nga jeta në moshën 44 vjeç.
Kafsha ishte bërë shumë e famshme pasi tymoste cigare dhe me anë të shenjave që kishte mësuar u kërkonte karamele vizituesve.
Martine Colette, përgjegjëse për Wildlife waystation, ka bërë të ditur se Booie vuante prej kohësh nga problemet kardiake të lidhura më varësinë që kishte ai.
Booie jetonte prej vitit 1995 në parkun kalifornian, vend në të cilin u transferua pasi kishte qëndruar në një laborator shkencor.
Colette ka deklaruar se shimpanzesë kohët e fundi i iku dëshira për të tymos, por me sa duket ishte tepër vonë.
r.b/NOA