Malishevë, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Shpërthim i fuqishëm lënde eksplozive në Malishevë me pasojë dëmtimin e zyrave të një kompanie private të sigurimeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Malishevë 14.12.2011. Raportohet se persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në lokalin e kompanisë së sigurimeve “ELSIG” duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Për pasojë ka pasur dëme të shumta materiale. Policia konfirmoi se “përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”.
Për të lokalizuar dëmin, njësiti për deminim i PK-së ka dalë në vendngjarje ndërsa ende nuk raportohet për të arrestuar.
r.b/NOA