Evropa mund të dalë më e fortë nga kriza në fund të procesit reformues. Kështu u shpreh kancelarja Merkel në deklaratën e saj qeveritare. Kjo nuk është e gabuar, por mungojnë përgjigjet për çështje të ngutshme aktuale
Nga Bernd Riegert
Në fund të tunelit duket të ketë një dritë. Një dritë shprese se Evropa po e përballon krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se madje do të dalë më e fortë prej saj. Këtë dritë kancelarja Angela Merkel e ka përshkruar në parlament me ngjyra të gëzueshme. BE-ja ka marrë rrugën për të formuar një bashkim stabiliteti dhe tani pas 20 vjetësh bashkimi monetar të respektojë edhe rregullat për një politikë të shëndetshme fiskale.
Kjo mund të jetë kështu dhe kështu do të bëhet, sepse pa më shumë stabilitet dhe një politikë të arsyeshme financiare Bashkimi nuk mund të mbijetojë. Të thuash, që kontrata e re - pa Britaninë e Madhe në bord - do të jetë tani përgjigje për shumë pyetje në lidhje me tejkalimin e krizës, është së paku e guximshme. Pak ditë pas samitit rritet skepticizmi jashtë qeverisë gjermane. Tregu i aksioneve bie, po ashtu si dhe pritjet për rritjen ekonomike. Normat e interesit për obligacionet e qeveritare, nga Italia për shembull, rriten përsëri. Besimi ka tjetër pamje.
Besimi mungon
Besim për fat të keq nuk është në gjendje të krijojë as ky samit i BE-së. Se si do të përballohet në muajt e ardhshëm kriza e borxhit, ndërsa negociohet për një pakt të ri fiskal dhe përpilohet traktati për fondin e shpëtimit të përhershëm (ESM), është e paqartë jo vetëm për pjesëmarrësit e tregut. Në të njëjtën kohë kriza bankare në Evropë po merr forma gjithnjë e më kërcënuese. Qeveria gjermane ka patur shkak që të angazhonte përsëri Fondin për shpëtimin e Bankave, (Soffin).
Një komponent qendror i menaxhimit të krizës tani do të bëhet Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN). Banka Federale do të japë 45 miliardë euro, por ajo heziton, sepse konstruksioni ngjan shumë me anashkalimin e rregullave. Këtë konflikt kancelarja nuk e ka përmendur me asnjë fjalë. Ky ishte gabim. Deri të hënën e ardhshme (19.10.2011) 17 vendet e eurozonës duhet të kenë mbledhur 150 miliardë euro si rezervë shtesë për shpëtimin. Kjo nuk do të funksionojë, në qoftë se problemi nuk diskutohet.
Kolektivizimin e borxhit nga eurobondet, pra obligacionet e përbashkëta të vendeve të eurozonës, kancelarja e ka refuzuar. Edhe pse opozita i kërkoi me forcë, ato do të ishin rruga e gabuar, sepse mbytin në rrënjë çdo menaxhim ekonomiqar në vendet e krizës. Çfarë Angela Merkel nuk thotë, është se eurobonde në një formë të dobësuar ka prej kohësh. Blerja masive të letrave me vlerë të borxhit nga Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Italia prej Bankös Qendrore Evropiane, (BQE), nuk është asgjë tjetër, sesa bashkim i borxhit.
Roli Bankës Qendrore, akoma i paqartë
Në heshtje kryetarët e shteteve dhe qeverive besojnë se Banka Qendrore Evropiane do të ndjekë edhe më tej këtë kurs. Në qoftë se nuk do ta bënte, eurozona do të ishte shembur tashmë. Për rolin e ardhshëm të Bankës Qendrore Evropiane nuk është folur në samitin e fundit, në qoftë se i beson Angela Merkelit. Homologu i saj francez, presidenti Sarkozy, e sheh kötö krejt ndryshe. Ai pohon se Banka Qendrore Evropiane më së voni në mesin e vitit të ardhshëm do të marrë kontrollin e fondeve të shpëtimit. Ende Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shumë pjesëmarrës të mëdhenj të tregut dhe ekonomistët kërkojnë që BQE-ja të tërheqë shuma të mëdha parash, për të shpëtuar vendet në borxhe. Ende kancelarja e kundërshton këtë. Sa kohë do të mund ta përballojë ajo këtë?
Drita në fund të tunelit duket se ndriçon me shkëlqim. Bashkimi i qëndrueshëm fiskal do të ishte një hap i madh përpara. Por ky tunel është ende i gjatë. Si mund të kalohet ai, pa u shkatërruar bashkimi monetar? Kësaj nuk kanë mundur t'i përgjigjem as kancelarja, as opozita në këtë debat parlamentar.