English

Stuhia detare gjatë natës, vonohen tragetet në Durrës

Durrës, 16 dhjetor 2011, NOA – Era e fortë gjatë natës ka shkaktuar më shumë probleme në qytetin e Durrësit. Për shkak të dallgëve të krijuara dhe motit të keq, një pjesë e trageteve që duhet të mbërrinin në këtë port, pritet të vonohen 2-3 orë, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Ndërkohë që një pjesë e bizneseve në shëtitoren kryesore të qytetit bregdetar kanë pësuar dëmtime të lehta, si pasojë e erës së fortë. Tendat lokaleve dhe dyqaneve në sheshin “Taulantia” rezultojnë të dëmtuara lehtë për shkak të erës së fortë. Ndërkohë që edhe pse dallgët kanë qenë në lartësi të mëdha, anijen e ankoruara në Portin e Durrësit nuk kanë pasur problem.

a.k/NOA

KOMENTE