English

Vrasja në Shkodër, plumb për hakmarrje

Shkodër, 16 dhjetor 2011, NOA(Update)- Një i vrarë dhe një i plagosur kanë ngelur të vrarë mbrëmjen e sotme pranë Shkollës së Ndërtimit në qytetin e Shkodrës.

Është ky bilanci i kësaj mbrëmje nga qyteti verior, ku siç raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA.al, viktima është Nush Gjergaj 53 vjeç.

Lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur pak çaste më parë thuhet se autori ka shtënë mbi viktimat me gjashtë plumba teksa këta të fundit ishin në lokal.

Ndërkaq i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manush Alimani”.

Nga ana e policisë bëhet me dije se pistat e para janë ato të hakmarrjes ndërsa autori i cili është ende i paidentifikuar është larguar në drejtim të paditur.

a.y/NOA

KOMENTE