Shkodër, 16 Dhjetor 2011 NOA – Një person ka mbetur i vdekur dhe një i dytë është plagosur në gjendje të rëndë si rezultat i një qitjeje me armë zjarri që u bë pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Mesme të Ndërtimit.
Një person, emri i të cilit ende nuk konfirmohet nga policia, ka hapur zjarr në drejtim të dy personave duke i marrë jetën njërit dhe plagosur tjetrin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur aktualisht forca të shumta policore për të kryer hetimet e rastit. Për momentin janë të paqarta motive e krimit.
Vijon...