English

Vrau djalin dhe babain, arrestohet pas 20 vitesh

Shkodër, 16 dhjetor 2011, NOA – Pas 20 vitesh policia ka mundur të arrestojë një person i cili ka vrarë dy anëtarë të një familje. Dedë Hasanaj ka varë në Dukagjin në vitin 1991 babain dhe djalin e një tjetër familje .

Gjykata e ka dënuar Hasanajt me 23 vite burg. Ndërkohë që prej vitit 1991 ai i fshihej policisë. Prej shumë vitesh, forca e rendit kanë organizuar disa operacione për kapjen e tij, por të gjitha kishin dështuar. Sipas policisë së Shkodrës gjatë 20 viteve kanë dështuar 12 operacione për kapjen e Hasanajt.

a.k/NOA

KOMENTE