English

Vret veten 24-vjeçari, arrestohet vëllai dhe gruaja

Lushnje, 16 dhjetor 2011, NOA – Vetëvrasja e një 24-vjeçari ka çuar në pranga vëllanë dhe gruan e tij për armë mbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Çermë e Sipërme në rrethin e Lushnjes dhe të arrestuarit janë Shaban Faslli Zhuri, 35 vjeç dhe Lumturi Zhuri 34 vjeç. Ndërkohë që viktima është Gentian Faslli Zhuri, 24 vjeç, raporton Agjencia NOA.

24-vjeçari mësohet se ka vrarë vetën në kushtet e depresionit të thellë mendor dje gjatë orës 13:00. Si pasoje e plagëve të rënda është dërguar në spitalin ushtarak Tiranë, ku rreth orës 18.30 ka gjetur vdekjen.

Pas njoftimit të policisë forcat e rendit kanë bërë hetimet e para dhe kanë verifikuar se arma me të cilën është kryer vetëvrasja nuk ka qenë më leje. Për këtë qëllim, sipas deklarimit zyrtarë të Policisë, është arrestuar vëllai i viktimës. Ndërsa kunata e viktimës, është arrestuar për mos kallëzim krimi, që ka të bëjë me mos denoncimin në polici të mbajtjes së armës nga burri i saj dhe për fshehje të armës.

Policia ka sekuestruar dhe automatikun me të cilën u krye vrasja.

a.k/NOA

KOMENTE