English

Zbret në kantinë për të rregulluar televizorin, ndeshet me një ari

Nju Xhersi, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Tekniku i një televizioni kabllot është përballur me një surprizë tepër të rrallë në momentin që ka zbritur në kantinën e një shtëpie në Nju Xhersi.

Ai është ndeshur me një ari 220 kilogram që qëndronte i shtrirë dhe ishte qetësisht në gjumë.

Kafsha ndodhej në afërsi të shtëpisë së Hopatcong, por ende nuk është e qartë se si ai kishte arritur të futej brenda.

Ariu është larguar nga banesa para se të lajmëroheshin funksionarët e “Game and Fish Department”.

WNBC-Tv në Nju Jork ka bërë të ditur se agjentët kanë qëlluar me injektues qetësues në drejtim të kafshës për ta ndalur atë.

Askush nuk ka mbetur i plagosur dhe autoritetet kanë vendosur që ariun ta transferojnë në një zonë tjetër.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Labinot Kamerolli14:11 - 16 Dhjetor 2011
    hahahahaha dil aper ndreqe televizorin