English

Aksident në autostradë, plagoset ish-ministrja e Kulturës dhe bashkëshorti

Durrës, 17 dhjetor 2011, NOA – Burrë e grua kanë mbetur të plagosur në një aksident që mësohet të ketë ndodhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas informacioneve të policisë dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë dy bashkëshortët Uruçi, ish-ministren e Kulturës në qeverinë socialiste, Esmeralda Uruçi dhe bashkëshortin e saj, i cili mësohet se ka marrë plagë të rënda për shkak të aksidentit.

Policia bën me dije se bashkëshortët Uruçi gjendeshin në automjetin me targa TR 8580 J, makina që ka pësuar përplasjen më të rëndë.

Pas përplasjes mësohet se makina tjetër, me targa Tr 6058 K u largua me shpejtësi nga vendngjarja duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Ish-ministrja dhe bashkëshorti i saj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore janë nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, i cili paraprakisht mendohet të jetë kryer për shkak të shkeljes së normave të shpejtësisë dhe terrenit të lagësht e motit të keq. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE