Memaliaj, 17 dhjetor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Memaliajt paraditen e sotme ku një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja në fjalë ka ndodhur në kthesën e Luftinjës ku një kamionçinë me targa greke është përplasur me një maune me targa Fieri.
Viktima nga ky aksident ka ngelur Arta Prendi ndërsa të plagosur Martin Prendi e Sokol Manushi të cilët ishin duke udhëtuar me kamionçinë.
Ndërkaq burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se maunia drejtohej nga Subi Buzo.
a.y/NOA