English

Angela Merkel mbërrin të hënën në Kosovë

Prishtinë, 17 dhjetor 2011, NOA – Ndërsa Gjermania është shprehur qartë në mbështetje të integrimit të Kosovës, duke i bërë të qartë Serbisë se pa marrëdhënie të mira me Kosovën nuk do të mund të anëtarësohet dot në BE, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë të hënën më 19 korrik, Kosovën, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Zëdhënësja e ambasadës gjermane në Prishtinë, Sara Bonau, bën me dije se fokusi i vizitës është takimi me ushtarët gjermanë të forcave paqeruajtëse.

Merkel gjatë vizitës njëditore në Kosovë pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit.

Gjatë vizitës së saj në Serbi në muajin gusht, kancelaria gjermane deklaroi se rezultatet konkrete të dialogut teknik me Kosovën është tejet i rëndësishëm.

Ajo dënoi sulmin e ekstremistëve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor.

Merkel i kërkoi Serbisë të prononcohej për rolin e saj në këtë sulm ndaj forcave të KFOR-it.

Jo më kot, Serbia në takimin e fundit të Brukselit humbi shansin për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

BE bëri me dije se Serbia nuk i ka përmbushur ende kriteret e BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat.

mit/NOA

KOMENTE