English

Bale sulmohet nga policia në Kinë

Kinë, 17 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Panik në Kinë për Christian Bale.

Aktori i “Batman” është sulmuar nga forcat e rendit teksa po përpiqej të shkonte në shtëpinë e Chen Guangcheng, një aktivist politike i famshëm i verbër, i cili prej kohësh është në arrest shtëpie.

Siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, gjithçka është xhiruar nga një grup televiziv i CNN në ndjekje të aktorit britanik që gjendej në vend për të promovuar filmin kinez “The flowers of war” të Yimou Zhang.

Pasi mbërritën në fshatin e Chen, Bale dhe gazetari u rrethuan menjëherë nga një grup burrash të veshur civilë të cilët paksa dhe në formë presioni i detyruan të ktheheshin në Pekin dhe gjatë kësaj kohe i ndiqte një fugon për rreth 40 minuta.

“Pse nuk mund të vizitoj një person të lirë?”, - përsëriste vazhdimisht Bale në drejtim të një prej rojeve, i cili në krahun tjetër nuk njihte mirë as gjuhën angleze dhe as nuk e njihte interpretuesin e “The Dark Knight” dhe “Terminator: Salvation”.

Duhet thënë se fshati i Chen, rreth 8 orë larg nga Pekini, ka prej muajsh që gjendet i rrethuar nga forca sigurie dhe shumë shpesh patrullohet dhe nga policë për të pasur një gjendje sa më të qetë në atë zonë.

r.b/NOA

KOMENTE