Barcelonë, 17 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Dëmtimi i David Villa duhet thënë se aktualisht për Barçën ka qenë lajmi më i hidhur në skuadër.
Megjithatë skuadra e Guardiolës tashmë duhet të përballet me telashet e një sulmuesi tjetër në ekip dhe kjo në prag të Botërorit të Klubeve.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, bëhet fjalë pikërisht për Alexis Sanchez i cili me shumë mundësi nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Al Sadd, pasi vazhdon të ankohet për dëmtimin e tij të mëparshëm.
Në këtë mënyrë Guardiola është i gatshëm të zbresë në fushë tridentin e emergjencës, i cili do të përbëhet nga Messi dhe Pedro, ku pas shpatullave të tyre do të jetë Fabregas.
r.b/NOA