English

Blutë e Gjirokastrës: Në 11 muaj u kapën 77 vetë dhe u bllokua 423 kg drogë

Gjirokastër, 17 dhjetor 2011, NOA- Policia e Gjirokastrës ka bërë bilancin e 11 muajve punë të vitit 2011.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA,al, blutë e Gjirokastrës shprehen se në periudhën Janar-Nëntor kanë ndodhur 23 aksidente me 13 persona të vrarë, 8 persona të plagosur rendë dhe 7 persona të plagosur lehte krahasuar me të njëjtën periudhë të viti 2010 ku kanë ndodhur 22 aksidente me 15 persona të vrare, 8 persona të plagosur rënde dhe 21 persona te plagosur lehte.

Nga krahasimi i këtyre të dhënave rezulton se:

Në periudhën Janar-Nëntor kanë ndodhur:

3 aksidente më pak se gjatë vitit 2010

6 persona të vrarë më pak se gjatë vitit 2010

I njëjtë numri i personave të plagosur rënde (8 persona)

16 persona të plagosur lehtë me pak se gjatë vitit 2010

Një tjetër drejtim në të cilën ndalet analiza e Policisë së Gjirokastrës është goditja e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku për këtë periudhë janë goditur 14, 11 raste më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2010, ku janë sekuestruar 423 kg e dyshuar Canabis Sattiva, 7 gr marijuanë dhe 200 gr heroinë.

Mësohet se policia e Gjirokastrës gjatë këtyre muajve ka evidentuar 90 vepra penale dhe janë zbuluar po 90, autorë nga të cilët 77 ndiqen në gjendje të lirë ndërsa 20 janë arrestuar në flagrancë.

a.y/NOA

KOMENTE