Bulqizë, 17 dhjetor 2011, NOA- Një minator është bllokuar në zonën D të një miniere private në Bulqizë, jashtë territorit që administrohet nga kompania ACR.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, minatori Bajram Dalipi është bllokuar në rreth 1 mijë metër thellësi.
Sapo janë sinjalizuar për këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e minatorit nga thellësitë e nëntokës.
Gjithsesi ende nuk dihet gjendja shëndetësore e minatorit të bllokuar dhe nëse ai është dëmtuar ose jo.
a.y/NOA