Bulqizë, 17 dhjetor 2011, NOA- (Update) Minatori i bllokuar në zonën D të një miniere private në Bulqizë, jashtë ambienteve që administrohen nga kompania ACR u gjet i vdekur.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se minatori Bajram Dalipi u gjet i pajetë nëntokë, në rreth 1 mijë metër thellësi.
Mësohet se Dalipi u bllokua në minierë pas shembjes së një pjese të galerisë.
Por menjëherë pas ndodhisë është lëshuar urdhër arresti për përgjegjësin e sektorit.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.y/NOA