Los Angeles, 17 dhjetor 2011, NOA – Këngëtarja e madhe e jazz-it, blues-it dhe muzikës soul, Etta James është përfundimisht e sëmurë rëndë me leuçemi në moshën 73-vjeçare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Mjekia e saj Elaine James i tha gazetës kaliforniane “The Press-Enterprise”, se sëmundja e leuçemisë, nga e cila po vuan Etta James është e paoperueshme.
Kështu mjekia u kërkoi fanëve të këngëtares së famshme të luten për të.
Etta James, emri i vërtetë i të cilës është Jamesetta Hawkins, ka fituar katër çmime Grammy dhe 17 çmime në muzikën Blues.
Majën e suksesit, Etta James, e arriti me këngën “At last”.
mit/NOA