English

Grindje mes të rinjsh, 3 djem masakrojnë me thikë bashkëmoshatarin

Durrës, 17 dhjetor 2011, NOA- Një djalë i ri, vetëm 19 vjeç gjeti vdekjen në orët para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

Nuk vuante ndonjë sëmundje, por u shtrua befas pas masakrimit me thikë nga tre bashkëmoshatarë të tij për arsye banale.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Blerim Hoxha u plagos pasditen e djeshme në Fermë Sukth pas një grindje me tre të rinj, ku si rrjedhojë e saj u godit disa herë me thikë në barkë e trup, plagë të cilat e çuan drejt vdekjes.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit i thanë NOA.al, se plagosja fatale ndodhi për shkak të një gërvishtje në makinën e njërit nga tre agresorët dhe pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha Hoxha dha shpirt në duart e tyre.

Pas verifikimeve përkatëse uniformat blu vunë në pranga mëngjesin e sotëm si të dyshuar për ngjarjen 19 vjeçarin Ervis Xheka, 21 vjeçarit Andrit Toçi dhe 18 vjeçarin Armando Xheka.

a.y/NOA

KOMENTE