Amsterdam, 17 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ministri i Shëndetësisë në Holandë Edith Schippers ka rrezikuar të dëmtohej rëndë gjatë një debati parlamentar mbi reformat e shëndetit.
Schippers faktikisht ishte duke diskutua me deputetët për problemet e të sëmurëve kronikë apo personave me aftësi të kufizuar në momentin që abazhuri është shkëputur nga tavani dhe ka rënë pikërisht mbi tavolinën e ministrit në fjalë.
Debati u ndërpre menjëherë, por për pak kohë, aq sa të pastrohej salla dhe Schippers të merrte veten nga gjendja e shokut që e zuri.
Në xhirimet gjatë debatit nuk shihet rënia e abazhurit, por ndihet fort zhurma që krijohet dhe më pas ulërima e deputetes Jetta Klijnsma.
Zëdhënësi i parlamentit holandez, Jos Jochemsen, ka shpjeguar se nuk është bërë e qartë se pse abazhuri la rënë.
r.b/NOA