English

Lady Gaga, artistja më e pasur femër

Nju Jork, 17 dhjetor 2011, NOA – Lady Gaga, pop-stari i paparashikueshëm që ka bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën me zërin e saj, është shpallur artistja femër më e pasur, pasi në vitin harkun kohor 2010 dhe 2011 ajo ka fituar 90 milion dollarë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Klasifikimin e ka bërë revista e famshme 'Forbes', e cila thotë se mamaja Monstër tejkaloi edhe të famshmen Oprah Winfrey, e cila në realitet kishte fituar 290 milion dollarë, pra më shumë se Gaga, por ylli televiziv Winfrey është vendosur në vendin e dytë për shkak të mediatizimit më të vogël, krahasuar me rivalen e re.

Përveç fitimeve në miliona dollarë, Lady Gaga numëron 32 milion fansa në faqen e saj në Facebook dhe 10 milion adhurues në Twitter.

Në klasifikimin e femrave bie në sy edhe Beyonce me 35 milion dollarë fitime; Rihanna me 29 milion dollarë; Pink 22 milion dollarë; Carrie Underwood 20 milion dollarë; Celine Dion 19 milion dollarë; Adele 18 milion dollarë dhe me nga 10 milion dollarë secila këngëtaret Britney Spears e Alicia Keys.

Në klasifikimin e Forbs për artistët më të pasur meshkuj, vendin e parë e zënë grupi U2, të cilët kanë mundur të fitojnë nga shitja e albumit, 195 milion dollarë.

Menjëherë pas tyre vjen Bon Jovi me 125 milion dollarë; mandej Sir Elton John, i cili ka zënë vendin e tretë me plot 100 milion dollarë të fituara në vitin 2010 dhe 2011.

mit/NOA

KOMENTE